Kujtim Shala nuk pranon, LDK-ja pritet të garojë me Avdullah Hotin në zgjedhje

Aktuale

Kujtim Shala nuk pranon, LDK-ja pritet të garojë me Avdullah Hotin në zgjedhje

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:01
Avdullah Hoti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot në orën 14:00 do të mbledh Kryesinë e partisë ku edhe pritet që të caktohet kandidati për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme, data e të cilave do të vendoset menjëherë pasi të publikohet Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për votën e deputetit Etem Arifi.

Media nga burimet brenda LDK-së mëson se LDK pritet të  kandidojë edhe në zgjedhjet e reja me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Sipas burimeve kandidatura e tij është thuajse e vendosur, dhe kjo pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e sotme, përveç nëse nuk ndodh një befasi e madhe.

Gjithnjë sipas burimeve kandidatura e Hotit vije pasi që emri i shumëpërfolur për kandidat, Kujtim Shala nuk ka pranuar të sfidojë Albin Kurtin në zgjedhjet e reja.

Dhe pasi që Shala ka refuzuar, atëherë LDK i ka dhënë “PO” Hotit që të jetë sërish kandidat.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nuk do të jetë kandidat për kryeministër, por se do të jetë vetëm shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie.

Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen më së largu në tremujorin e parë të vitit që po vjen, kjo për shkak se Gjykata Kushtetuese çoi vendin në zgjedhje pasi qeveria e kryeministrit Hoti, doli të ishte pafuqi juridike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat