Lajm i mirë nga Trusti: Rreth 72 milionë euro do të jetë kthimi bruto për vitin 2020

Aktuale

Lajm i mirë nga Trusti: Rreth 72 milionë euro do të jetë kthimi bruto për vitin 2020

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:58
Ilustrim

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar për një tjetër lajm të mirë ku sipas Trustit Kthimi bruto nga investimet për vitin 2020 do të jetë rreth 72 milionë euro.

"I vështirë të mendohej ky rezultat kur kishim gati 11 muaj pandemi, që rënduan së tepërmi mbi gjendjen ekonomiko-financiare të gjithë globit, e kur prioritet ishte jeta e njerëzve dhe jo ekonomia", thuhet në njoftimin e Trust.
 
Sipas njoftimit, bashkë me këtë kthim pozitiv, Trusti kështu arrin në 555 milionë euro kthim bruto nga investimet prej themelimit. Pra në 19 vjet operim, Trusti ka arritur që nga rreth 2 miliardë euro mjete nën menaxhim, më shumë se gjysmë miliardi ta ketë vlerë të shtuar përmes investimeve.

Po ashtu Trusti ka njoftuar se procesi i aplikimit për tërheqjen e 10%-shit ka vazhduar normalisht. 

"Në total, prej 11 deri më 29 dhjetor kanë aplikuar me sukses 394,978 kontributdhënës me vlerë të shpagimit rreth 184 milionë euro. Nga kjo vlerë që kontribuuesit e tërheqin përmes 10%-shit, 138 milionë euro janë kontribute që i kanë paguar vetë dhe 46 milionë euro janë fitime nga investimet e mjeteve.", thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat