Ja çka thotë Arban Abrashi për kandidaturën e Hotit për kryeministër

Aktuale

Ja çka thotë Arban Abrashi për kandidaturën e Hotit për kryeministër

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 22:03
Arban Abrashi

Sekretari i LDK’së, Arban Abrashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 arsyet pse Avdullah Hoti është zgjedhur kandidat për kryeministër.

“Zoti Hoti është votuar nga kryesia e LDK’së. I njëjti rekomandim është përcjellë tek Këshilli. Ndoshta është, shpeshherë është përmend që emra tjerë janë lakuar. Në LDK e kemi vlerësuar punën e Qeverisë Hoti. Para 7 muajsh Kosova ka kaluar në një periudhë shumë të vështirë. Nuk e kemi shitur në formë propaganduese. Mendoj se qeveria ka ëbrë punë të mirë. Andaj edhe Këshilli e ka vlerësuar në këtë mënyrë. E ka marrë vendin në situatë shumë të vështirë. Tani jemi më mirë”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat