Haradinaj thotë se AAK do dalë me Fond të Mbijetesës Ekonomike me mbi 1 miliardë euro për vitin 2021

Aktuale

Haradinaj thotë se AAK do dalë me Fond të Mbijetesës Ekonomike me mbi 1 miliardë euro për vitin 2021

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:00
AAK

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tregon se partia e tij do të publikojë pas disa ditësh një program ekonomik për periudhën 2021-2025.

Brenda këtij projekti thotë se do jetë edhe fondi për Mbijetesë Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021.

Përmes këtij fondi, Haradinaj thotë se do përkrahen bizneset e punëtorët që kanë humbur vendet e punës do të  kthehen, e familjet në krizë ekonomike do të mbështeten

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021.

Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera.

NE JEMI NDRYSHIMI I SIGURT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat