Berisha: Nisma shkon e vetme në zgjedhje, synojmë t’i marrim 55 mijë vota

Aktuale

Berisha: Nisma shkon e vetme në zgjedhje, synojmë t’i marrim 55 mijë vota

Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:23
Zafir Berisha

Anëtari kryesisë së Nisma-s, Zafir Berisha, tha se ky subjekt po përgatitet që të shkoj i vetëm në zgjedhje.

I ftuar në emisionin Frontal me Arsim Lanin ai tha se po synojnë që në zgjedhje t’i marrin 55 mijë votë.

“Nisma veç është në përgatitje përfundimtare që të hyjë e vetme në zgjedhje. Brenda javës do të konsultohen edhe kryetarët e degëve. Jemi duke hyrë në një garë politike dhe Nisma synon t’i ketë 55 mijë vota”, tha ai.

Berisha tha se Nisma është e përgatitur për zgjedhje.

Ai tha se do të varet nga angazhimi i tyre se si do të dalin në to.

“Nisma është e përgatitur për betejën e radhës politike, nuk shohë ndonjë problem. Do të varet nga angazhimi ynë se sa do të jetë e madhe e mira që do të dalim në zgjedhje. Nisma që nga themelimi është një subjekt politik serioz, balancues në shumë situata që ka kaluar Kosova dhe si e tillë do të vazhdojë edhe në këto zgjedhje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat