Hajredin Kuçi për Haradinajn: Më mirë di të sillet si President, se si Kryeministër

Aktuale

Hajredin Kuçi për Haradinajn: Më mirë di të sillet si President, se si Kryeministër

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:56
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, në emisionin Pressing të T7 ka dhënë edhe vlerësimet e tij personale për disa prej figurave kyçe politike në Kosovë.

Për Ramush Haradinajn ka thënë se është një njeri që di të nderojë, dhe sipas tij, Haradinaj ‘më mirë di të sillet si president se sa si kryeministër”.

“Ramushi është prej njerëzve që din me nderu, din me nderu vendin. Ma mirë ai din me u sillë si president, se si kryeministër”, ka thënë Kuçi.

Kuçi ka sqaruar se ky qëndrim është personal i tij, dhe jo i PDK’së.

Një deklaratë e tillë e Kuçit vjen në një kohë kur Haradinaj hapur ka shprehur dëshirën e tij që të ulet në karrigen e të parit të vendit.

Ai gjithashtu ka folur edhe për kreun e LDK’së, Isa Mustafën, duke thënë se në dy vitet e fundit ka treguar mjeshtëri politike duke e mbajtur LDK’në në pushtet edhe pa i fituar zgjedhjet.

“ Është një politikan i pjekur”, ka thënë Kuçi për Isa Mustafën.

Kuçi në Pressing ka folur edhe për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, megjithatë ka thënë se një bashkëpunim i tillë varet nga qëndrimet e VV’së për liderët dhe vetë PDK’në.

Gjithashtu anëtari i PDK’së ka folur për Gjykatën Speciale. Kuçi ka thënë se kanë bërë përpjekje të mëdha që Specialja të themelohej në Kosovë, megjithatë shton se presioni ndërkombëtar për themelimin e Speciale ka qenë tëpër i madh.

Ai ka thënë se presion iu kishte bërë edhe Joe Biden, i cili tashmë do të zgjidhet edhe zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat