Shasha: Të pakta shpresat për liberalizim të vizave në gjashtë muajt e parë të këtij viti

Aktuale

Shasha: Të pakta shpresat për liberalizim të vizave në gjashtë muajt e parë të këtij viti

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Gjasat që çështje liberalizimit të vizave të këtë çfarëdo lëvizje gjatë gjashtë muajve të para të vitit 2021 janë të pakta. Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha.

Kjo, sipas tij, jo sepse Portugalia nuk do e mbështet këtë çështje, por sepse Kosova nuk i ka bindur disa shtete skeptike se e kemi njëmend luftën kundër korrupsionit, dhe se lëvizja e lirë vazhdon të jetë çështje delikate brenda BE-së, në veçanti nën rrethanat e imponuara nga pandemia.

Nga ana tjetër, sipas Shashës Portugalia do këtë duar të plota gjatë Presidencës së saj.

Postimi i plotë: 

Gjasat që çështje liberalizimit të vizave të këtë çfarëdo lëvizje gjatë gjashtë muajve të para të vitit 2021 janë të pakta. Jo sepse Portugalia nuk do e mbështet këtë çështje, por sepse (1) Ne nuk i kemi bindur disa shtete skeptike se e kemi njëmend luftën kundër korrupsionit, dhe (2) Sepse lëvizja e lirë vazhdon të jetë çështje delikate brenda BE-së, në veçanti nën rrethanat e imponuara nga pandemia.

Nga ana tjetër, Portugalia do këtë duar të plota gjatë Presidencës së saj. Në gjashtë muaj, ndër të tjera, ajo synon:

– Të fillon zbatimin e pakos buxhetore prej 1.8 TRILION EURO në të gjitha shtetet anëtare të BE-së;

– Të kujdeset për administrimin efikas të vaksinimit COVID-19 të 450 milion qytetarëve të BE-së dhe të sigurohet vaksinimi falas edhe për vendet e varfra;

– Të avancoj zbatimin e Agjendës së Gjelbër, me theks të veçantë në tranzicionin energjetik dhe zbatimin e instrumenteve financiare në bashkëpunim me EIB;

– Të thelloj Unionin Monetar dhe Ekonomik, në veçanti përmes themelimit të Skemës Evropiane për Garantimin e Depozitave dhe Unionit të Tregut Kapital;

– Të siguroj konsensusin e nevojshëm për dakordimin mbi Paktin e Ri të Migrimit;

– Të shtyj për përpara diskutimet për krijimin e Unionit Evropian për Shëndetësi;

– Të organizoj Samitin Social me qëllim të fuqizimi të modelit social Evropian;

– Në skenën globale, të intensifikoj marrëdhëniet BE-Afrikë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat