Ofendimi i Veliut ndaj Osmanit: Zyrtarja e AKR-së: I keqi të keshë, të keqin duhet injoruar

Aktuale

Ofendimi i Veliut ndaj Osmanit: Zyrtarja e AKR-së: I keqi të keshë, të keqin duhet injoruar

Nga: A.SH Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:44
Agim Veliu

Zyrtarja e Aleancës Kosova e Re, Rejhan Vuniqi ka reaguar pas ofendimit që Agim Veliu i bëri Vjosa Osmanit.

Ajo përmend një fajlë të urtë popullore që thotë “i keqi të keshë” dhe se në këtë rast të keqin duhet injoruar.

Ajo shton më tej se, të ofendohet njeriu për pamjen apo dukjen saj nga dikush tjetër, është së pari e ndaluar nga zoti është e turpshme dhe nuk është aspak njerëzore.

Postimi në Facebook:

Të gjykohet dhe të ofendohet njeriu për pamjen apo dukjen e tij apo saj nga dikush tjetër, është së pari e ndaluar nga zoti, e turpshme dhe aspak njerëzore. Është një thënje popullore që thotë, “i keqi të keshë” prandaj të keqin duhet injoruar.

Pesha e zj.Vjosa Osmani matet me dituri, shkollim, edukatë, përvojë, profesionalizëm dhe vota, e me gjithë këto vlera që ajo i posedon, natyrisht se i duhet hapësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat