Deputeti i VV-së: Nuk besojmë që Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Aktuale

Deputeti i VV-së: Nuk besojmë që Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Më: 5 janar 2021 Në ora: 20:54
Albin Kurti

Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi ka thënë se presin që Gjykata Kushtetuese nuk do të ndaloj që kryetari i VV-së, Albin Kurti, të i ndaloj kandidimin për deputet.

“Nuk besojmë që ka ndalesë për zotin Kurti apo për deputetët e tjerë. E presim vendimin zyrtarë të plotë të Gjykatës Kushtetues”, ka thënë Abrashi.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vota e deputetit Edem Arifi të cilësohet si e jashtëligjshme dhe e qon vendin në zgjedhje.

Por ajo që është e paqartë është aktgjykimi i publikuar se u ndalohet kandidimi për deputet të gjithë personave të dënuar me vepra penale për 3 vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat