Gjoshi ia kujton Kurtit kohën kur thoshte se “FSK s’do jetë kurrë tamam ushtri”

Aktuale

Gjoshi ia kujton Kurtit kohën kur thoshte se “FSK s’do jetë kurrë tamam ushtri”

Më: 5 janar 2021 Në ora: 21:49
Betim Gjoshi

Sot në Kuvendin e Kosovë u miratua vendimi që i jep dritë të gjelbër FSK-së që të shkojë në misione paqeruajtëse me ushtarët amerikanë.

Një vendim i tillë u prit me gëzim të madh edhe nga spektri politik i Kosovës, pa dallim.

E zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ia ka kujtuar kreut të VV-së,  Albin Kurti kohën kur ky i fundit thoshte se FSK nuk do të jetë kurrë tamam ushtri.

“Sonte veç Albin Kurti nuk do t’i gëzohet lajmit të madh se ushtarët e Kosovës do të shkojnë bashkë me ushtarët e Amerikës në misione paqeruajtëse”, ka shkruajtur ai.

Madje ka thënë se Kurti s’ka besuar kurrë në mbështetjen e sinqetë të Amerikës për Kosovën.

Postimi i plotë:

PSE GJITHMONË ALBIN KURTI KA DALË KUNDËR PROCESEVE HISTORIKE?

>> Kur u diskutojke për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Albin Kurti gjithmonë e gjente një arsye për ta njollosur çdo proces kombëtar.

Sonte veç Albin Kurti nuk do t’i gëzohet lajmit të madh se ushtarët e Kosovës do të shkojnë bashkë me ushtarët e Amerikës në misione paqeruajtëse.

Ai nuk do t’i gëzohet sepse kurrë nuk ka besuar në rrugën e njerëzve të këtij vendi. Ai nuk ka besuar kurrë se mbështetja amerikane është e sinqertë për Kosovën.

Kur PDK-ja dhe të tjerët i përmendnin misionet paqeruajtëse qiky Albin Kurti thoshte se “Kjo i dekurajon ushtarët e tu kur u thua se i ke ushtarët për një kontinent tjetër e jo për vendin tënd.”

Pra, ky njeri gjithmonë ka dalë kundër proceseve historike.

Dëshmi ka plotë. Mjafton ta përmendësh një temë dhe të shikoni arkivën e lajmeve dhe aty do ta gjeni Albin Kurtin duke sharë e njollosur çdo proces kombëtar.

Kur u diskutojke për formimin e Ushtrisë së Kosovës, qiky njeri deklaronte se .

Pra, këto jan dëshmi se ai gjithmonë e gjente një arsye për ta nxirë një përpjekje. gjithmonë e gjente një arsye për ta nxirë një përpjekje me rëndësi kombëtare.

Sonte, dua t’i them Albin Kurtit se unë jam shumë i lumtur për arritjen e madhe që Ushtria e Kosovës do të ecë bashkë me Ushtrinë e Amerikës në misione paqeruajtëse.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat