Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku Albin Kurtit i ndalohet të kandidoj për deputet të Kosovës, ka reaguar edhe Gani Geci.
Ish-deputeti i Kosovës, Geci thotë se Amerika e thotë fjalën e fundit në Kosovë.
Sipas tij, pasi Kurti nuk ka të drejtë të zgjidhet deputet, as deputetët që i zgjedh populli nuk kanë të drejtë ta zgjedhin atë për kryeministër.
Reagimi i Gecit:
Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese Albin Kurti nuk ka të drejtë të zgjidhet deputet.
Me qindra herë e kam thënë që Amerikanët e thonë fjalën e fundit në Republikën e Kosovës.
Sipas logjikës time pasi Albin Kurti nuk paska të drejtë të zgjidhet deputet, as deputetët që i zgjedh populli nuk kanë të drejtë ta zgjedhin atë kryeministrër.
P.sh.
Nëse ne si qytetarë nuk paskemi të drejtë ta votojmë Albin Kurtin për deputet, atëherë shtrohet pyetja logjike: Çfarë të drejte kanë deputetët që i zgjedhim ne ta votojnë për kryministër personin të cilin ne nuk paskemi të drejtë ta votojmë.
Hajde tash ju anëtarësia e VV-së me kallasho-iPhona, komentoni, shani Amerikën dhe Gjykatën Kushtetuese, e lavdone Leninin dhe Stalinin.