Miftaraj: Gjykata Kushtetuese me këtë aktgjykim e ka cenuar sigurinë juridike në Kosovë

Aktuale

Miftaraj: Gjykata Kushtetuese me këtë aktgjykim e ka cenuar sigurinë juridike në Kosovë

Nga: G.B Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:35
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka logjikë juridike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese në emër të sigurisë juridike, me këtë aktgjykim e ka cenuar rëndë sigurinë juridike në Kosovë., përcjell Bota sot.

Miftaraj ka shtuar se është një aktgjykim një përdorimesh, por që do ketë pasoja në të ardhmen deri kur të kemi një reformë të thellë kushtetuese.

Postimi i tij i plotë:

Prej perspektives sime, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka logjikw juridike.

E kam dhënë para dy jave se ky aktgjykim e ka një hile të madhe. Gjykata Kushtetuese vlerëson kushtetuteshmërinë e ligjeve dhe vendimeve administrative nëse janë në pajtim me Kushtetutën, dhe jo e kundërta nëse Kushtetuta është në pajtim me ligje.

Ky aktgjykim i merr në mënyrë të pjesshme në përpjekje për të argumentuar vendimin e saj, praktika nga shtetet e forumit të Komisionit të Venecias.

Integriteti dhe figura e pastër e kandidatëve është e rëndësisë se veçantë për çdo shtet që aspiron zbatimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë. Sidoqoftë, jo në kurriz apo për të rehabilituar kërkesa të partive të caktuara politike.

Gjykata Kushtetuese në emër të sigurisë juridike, me këtë aktgjykim e ka cenuar rëndë sigurinë juridike në Kosovë.

Një aktgjykim një përdorimesh, por që do ketë pasoja në të ardhmen deri kur të kemi një reformë të thellë kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat