Hoxhaj me studentët: PDK do të prezantojë projekte konkrete dhe investime milionëshe për rininë

Aktuale

Hoxhaj me studentët: PDK do të prezantojë projekte konkrete dhe investime milionëshe për rininë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Kolegjin Universum, dhe është takuar me studentë të këtij Kolegji.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si

kryeministër i ardhshëm do të prezantojë projektet konkrete dhe investimet milionëshe në mënyrë që ta shndërrojmë Kosovën në një hub për shumë kompani të huaja.

“Kemi vullnetin, talentin dhe popullësinë më të re për të shënuar rezultate të prekshme në një kohë të shkurtër.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Lexoni të plotë statusin e tij:

Sot kalova një kohë me dhjetëra të rinj që studiojnë fushën e teknologjisë informative në kolegjin Universum dhe me profesorin dhe anëtarin e kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala. Pasioni i tyre, projektet dhe dijet për teknologjinë digjitale, inteligjencën artificiale të cilat po e dominojnë jetën tonë çdo ditë, më dhanë një ndjesi të mirë për të ardhmen e të rinjve të Kosovës të cilët janë të talentuar po aq sa bashkëmoshatarët e tyre në botë.

Por vetëm dëshira dhe dija e tyre nuk mjafton, pa pasur një mbështetje të drejtpërdrejt të shtetit që t’iu krijojë mundësi shkollimi e punë pa pasur nevojë të largohen nga Kosova. Duke qenë vetë një i ri i larguar për studime në kohë të vështira drejt Austrisë, e kuptoj thellë nevojën për të investuar tek kjo gjeneratë, e në veçanti në fushën e teknologjisë informative, si shkenca e kohëve moderne.

Si kryeministër i ardhshëm do të prezantoj projektet konkrete dhe investimet milionëshe në mënyrë që ta shndërrojmë Kosovën në një hub për shumë kompani të huaja. Kemi vullnetin, talentin dhe popullësinë më të re për të shënuar rezultate të prekshme në një kohë të shkurtër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat