Bytyçi i PDK-së: Vendimi i Kushtetueses për ndalimin e kandidimit të zyrtarëve të dënuar është i drejtë

Aktuale

Bytyçi i PDK-së: Vendimi i Kushtetueses për ndalimin e kandidimit të zyrtarëve të dënuar është i drejtë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 09:44
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, e ka vlerësuar si të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndalim-kandidimit në zgjedhje të zyrtarëve të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Ai një një postim në Facebook ka thënë se ky vendim, edhe pse siç ka thënë ai, është jashtë mandatit të Kushtueses, sipas tij, është i drejtë dhe i pakthyeshëm.

“Gjykata Kushtetuese edhe pse besoj përtej mandatit të saj, ka vepruar drejtë. Këtu nuk ka vend për debat, vendimi është i prerë, pa të drejtë ankese dhe i pakthyeshëm”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

Si aktivist politik e dikur edhe si aktivist i shoqërisë civile, dua të theksojë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin dhe mbajtjen e pozitave zyrtare nga personat me të kaluar kriminale, pavarësisht natyrës së veprës, është njëri nga veprimet më të mira afirmative në të mirë të demokracisë tonë.

Për një kohë të gjatë, shoqëria jonë ka dështuar që të vendos rend demokratik ku personat e akuzuar për korrupsion e të dënuar për vepra penale, mos të kandidohen, apo mos të emërohen në pozita zyrtare.

Për PDK-në, ka merita të veçanta ish lideri i saj, Kadri Veseli, i cili e kishte vendosur një standard të ri. Mirëpo, vullneti i mirë politik i një lideri, nuk mjafton për një shoqëri në tranzicion, siç jemi ne.

Gjykata Kushtetuese edhe pse besoj përtej mandatit të saj, ka vepruar drejtë. Këtu nuk ka vend për debat, vendimi është i prerë, pa të drejtë ankese dhe i pakthyeshëm.

Politikanët me partitë politike, mund të kërcënojnë sa te duan, mund edhe mos ta pranojnë në parim këtë vendim, por zbatimi i tij është i domosdoshëm.

Atë që nuk e ka bërë kultura politike, e kanë bërë zyrtarët më të lartë të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka arsyetim, krimi është krim, motivet ju bëhen të ditura atyre që e kanë shkelur ligjin e janë dënuar. Ndërsa neve na takon respektimi i plotë i këtij standardi të ri në demokracinë tonë.

Çdo refuzim, ose imponim kundër këtij vendimi nga kushdo, është sulm ndaj rendit tonë kushtetues e demokratik, si në rastin e ShBA-së, duhet të has në refuzim nga të gjitha partitë politike në Kosovë.
Institucionet e pavarura si Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja nuk duhet të dorëzohen para kërcënimeve, sepse në mbrojtje të vlerave tona demokratike e kushtetuese, ata nuk janë të vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat