Analisti: Vjosa Osmani rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, në rrezik edhe dy parti të tjera

Aktuale

Analisti: Vjosa Osmani rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, në rrezik edhe dy parti të tjera

Më: 11 janar 2021 Në ora: 14:40
Vjosa Osmani

Analisti politik, Zekirja Shabani u shpreh se Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Social Demokrate rrezikojnë që të kalojnë pragun elektoral.

“Janë dy parti që rrezikojnë të kalojnë pragun elektoral në Kosovë, është Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Social Demokrate, të cilat pa një koalicion parazgjedhor rrezikojnë të mbeten jashtë parlamentit të Kosovës. Presim që në ditët në vazhdim që Aleanca Kosova e Re, në mos me LDK-në duhet të bashkëngjiten me një nga partitë e madha. Do të kemi dy koalicione të domosdoshme”, u shpreh ai.

Shabani theksoi se Vjosa Osmani me nismën e saj politike rrezikon që të mbetet jashtë kuvendit të Kosovës.

“Vjosa Osmani me nismën e saj politike sipas sondazheve rrezikon që të mbetet jashtë kuvendit të Kosovës. Megjithatë nisma e saj garon për herë të parë në këto zgjedhje dhe ekziston një frymë se ajo mund të garojë edhe e vetme në zgjedhje, pa një koalicion me VV”, tha ai më tej.

Sa i përket një koalicionit të Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje, ai tha: “Nuk presim që Osmani të kemi një koalicion parazgjedhor me ndonjë nga partitë të tjera politike në vend, përveç Vetëvendosjes. Nëse Osmani garon në të njëjtën listë me VV nuk presim që të kemi një koalicion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat