“Ishte përkrahës i madh i UÇK-së”, ish-agjenti i SHIK-ut: Ja pse u vra Enver Maloku

Aktuale

“Ishte përkrahës i madh i UÇK-së”, ish-agjenti i SHIK-ut: Ja pse u vra Enver Maloku

Nga: N.Sh Më: 11 janar 2021 Në ora: 19:40
Enver Maloku

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur për Enver Malokun.

Sot janë bërë 22 vite që nga vrasja e kreut të Qendrës Informative të Kosovës, bashkëpunëtorit të ngushtë të Dr. Ibrahim Rugovës, Enver Malokut.

Për këtë, Miftari shkruan në Facebook, se Maloku ishte përkrahës shumë i madh i Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës.

Ai thotë se nuk është vrarë Maloku pse ka qenë anëtar i LDK-së, por pse ishte kundër pushteti serb dhe disa shqiptarëve të instaluar nga pushteti serb në LPK.

Postimi i Naim Miftari:

Atdhetari Enver Maloku nuk është vrarë fare pse ka qenë anëtar i LDK, por është vrarë se ka qenë informues lajmëtar në tërë boten i bënte propagandë të hapur shtetit Serb se far dhune e masakre po bënte Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Pra Enver Maloku ishte kundërshtar direkt i pushtetit Serb dhe i disa shqiptarëve të instaluar nga pushteti Serb në LPK që po trasonin rrugën e tyre që të vinin në pushtet me çdo kusht dhe tentonin ta merrnin informimin- lajmet nën kontrollin e tyre çka edhe ia arritën qëllimit në fund!

Enveri ka qenë përkrahës shumë i madh i UÇK!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat