Tollovi te Stacioni i Autobusëve pasi u hap afati i aplikimit për patentë shoferë

Aktuale

Tollovi te Stacioni i Autobusëve pasi u hap afati i aplikimit për patentë shoferë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Që nga sot, qytetarët në Kosovë kanë mundësi që ta paraqesin testin teorik dhe atë praktik për pajisje me patentë shofer.

Me t’u publikuar ky njoftim, tollovi e madhe është krijuar në Qendrën e Njësisë së Patentë Shoferëve në Prishtinë.

Numër i madh i qytetarëve grumbulluar tek jo qendër për paraqitjen e testit praktik të vozitjes.

Tollovia e krijuar shihet më së miri në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, derisa vërehet se aty kanë ndërhyrë edhe policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat