‘’Keni bërë vjedhje industriale’’, ‘’Kjo është gjuhë e rrugëve’’ – procesi zgjedhor përplas ashpër Pecin dhe Fetahun e PDK-së

Aktuale

‘’Keni bërë vjedhje industriale’’, ‘’Kjo është gjuhë e rrugëve’’ – procesi zgjedhor përplas ashpër Pecin dhe Fetahun e PDK-së

Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:59
Peci dhe Fetahu

Një përplasje e ashpër mes këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, Faton Pecit, dhe përfaqësuesit të PDK-së, në KQZ, Faton Fetahu për organizimin e procesit zgjedhor, ka ndodhur sonte.

”Në rast se dikush më së pakti ka të drejtë morale për të diskutuar për një proces të rregullt zgjedhor, dhe për respektimin e votës – jeni ju”.

”Ju keni bërë vjedhje industriale, ju jeni sinonim i abuzimit me vullnetin e lirë qytetarë dhe si të tillë refuzoj me dëgju ligjërata morale  nga një parti që është sinonim i manipulimit të procesit zgjedhor”.

Mes këtyre acarimeve, të menjëhershëm mes fjalësh pati reagimin përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Faton Fetahu, i cili komunikimin e Faton Pecit, e cilësoi për keqardhje.

”Zyra e presidentit është institucioni kryesor dhe është për keqardhje që e përdorë këtë gjuhë”.

”Kjo është gjuhë e rrugëve zotri. Mund t’ju them juve si këshilltar dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, t’i referoheni dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”.

”Nuk ke çka i referohesh ti kërkujt. Hiç s’ke çka i referohesh”, vazhdonte reagimin, këshilltari i presidentes Osmani ndaj përfaqësuesit të PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat