Samedin Mehmeti zyrtarisht emërohet drejtor i Policisë së Kosovës

Aktuale

Samedin Mehmeti zyrtarisht emërohet drejtor i Policisë së Kosovës

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:48
Samedin Mehmeti

Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Zgjedhja e tij është bërë përmes një votimi elektronik në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë. Lajmin për zgjedhjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

“Po me shumicë votash është zgjedhur drejtori i ri i Policisë së Kosovës, tash sa përfundoj votimi”, ka thënë Baxhaku, duke shtuar se së shpejti do të lëshojnë një njoftim.

Zgjedhjen e drejtorit të ri të policisë e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Tahiri. Ai ka thënë shkurt se votimi është bërë në mënyrë elektronike dhe se AAK-ja ka votuar pro.

Ky vendim vjen pas rreth tre muajve që ushtroi detyrën si drejtor i përgjithshëm.

Pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendësdrejtori Samedin Mehmeti.

“Përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vite me radhë z. Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan. Pas kthimit nga Misioni në Afganistan, Samedin Mehmeti ka punuar në pozitën e Kryesuesit të Komisionit të Brendshëm Disiplinor dhe në pozitën e Drejtorit të Divizionit të Komunikacionit Rrugor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës”, thuhet në biografinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat