Këta janë kandidatët për deputet nga Suharekë në kuadër të AAK-së, mungon Blerim Kuçi

Aktuale

Këta janë kandidatët për deputet nga Suharekë në kuadër të AAK-së, mungon Blerim Kuçi

Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:15
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Listës kandiduese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në kuadër të zgjedhjeve të 14 shkurtit, i janë shtuar katër kandidat nga Suhareka.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj bëri të ditur se Këshilli Drejtuesi i degës së AAK-së në Suharekës sot ka zyrtarizuar emrat e Albulena Reshitaj, Hamdi Bytyçi, Fatos Berisha dhe Bexhet Kuqi.

Ai tha se përmes angazhimit të AAK-së dhe besimit të qytetarëve janë të bindur në fitoren e radhës.

Por në mesin e kandidatëve nga Suhareka mungon Blerim Kuçi, i cili sot dha dorëheqje edhe nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Postimi i plotë:

Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Suharekë, përmes procesit të votimit i ka dhënë propozimet për kandidatët e ardhshëm në Parlamentin e Kosovës.

Albena Reshitaj, Hamdi Bytyçi, Fatos Berisha dhe Bexhet Kuqi, janë emrat të cilët do të garojnë në këto zgjedhje, pas aprovimit të Këshillit Drejtues në nivel qendror.

Përmes angazhimit tonë dhe besimit të qytetarëve ne jemi të bindur në fitoren e radhës.

Bali Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat