Haradinaj prezanton 8 emrat e rinj që i bashkohen listës së AAK-së, synimi i tij si president hyrja në NATO

Aktuale

Haradinaj prezanton 8 emrat e rinj që i bashkohen listës së AAK-së, synimi i tij si president hyrja në NATO

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:38
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, e kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj, përmes një konference shtypi ka prezantuar anëtarë të rinj që iu bashkuan subjektit politik që udhëheq ai e që do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

“2/3 e listës janë të rinj. Sot po prezantoj disa nga ta. Shemsedin Dreshaj, Shqipe Krasniqi – Kastrati, Kaltrina Morina, Shkëlqim Millaku, Ismet Shabani, Diellza Kukaj dhe Blerta Gashi”, janë këta emrat të cilët Haradinaj i prezantoi dhe foli edhe për përgatitjet e tyre profesionale, shumica nga ta profesorë e njerëz të shkencës.

Ndërsa Haradinaj përsëriti edhe njëherë se synimi i tij si president është rrugëtimi në NATO.

“Kam nderin që bartës i listës së AAK-së të jem unë. Po ashtu jam edhe kandidat për president. Se si do të zhvillohen koalicionet pas zgjedhjeve, kemi kohë për të biseduar.

AAK-ja megjithatë do ta vërtetojë besnikërinë ndaj vendit dhe reformave, duke i dhënë më shumë siguri vendit. Kam përgatitur një rrugëtim deri në NATO, që i parahsh krejt veprimet se si të arrihet.

Veç ka disa përparime në këtë proces. Janë edhe punë të tjera që me ardhë në NATO, por në një mandat në të ardhmen, i ndihmon vendin tim, Kosovës”, tha ndër të tjera Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat