Gjoshi: Kurti dhe Osmani nuk kanë nënshkruar asgjë tjetër veç se janë të interesuar vetëm për pushtet

Aktuale

Gjoshi: Kurti dhe Osmani nuk kanë nënshkruar asgjë tjetër veç se janë të interesuar vetëm për pushtet

Nga: A.SH Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:35
Betim Gjoshi

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë nënshkruar asgjë tjetër veç njoftimit se janë të interesuar vetëm për pushtet.

“Sot qytetarët mund ta shohin qartë se ku është synimi i këtyre dy njerzve”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Sot Vjosa Osmani paska treguar guximin e vetëm që ta kthejë institucionin e Kuvendit të Kosovës dhe të Presidentit, në hapësira për aktivitete të pastra politike.

Sot qytetarët mund ta shohin qartë se ku është synimi i këtyre dy njerzve.

Këta të dy nuk nënshkruan asgjë tjetër veç njoftimit se janë të interesuar vetëm për pushtet.

Sot, në ditën e parë ata treguan se çka kanë synuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Me të vërtetë – këto do të jenë zgjedhje të jashtëzakonshme sepse të gjitha maskat po bijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat