"Albin Kurti na doli më proamerikan se sa vet Donald Trumpi"

Aktuale

"Albin Kurti na doli më proamerikan se sa vet Donald Trumpi"

Nga: H.O. Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:23
Albin Kurti, Richard Grenell

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj në një shkrim dërguar redaksisë ka folur për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti se sa pro-amerikanë është ai.

Profesor Maxharraj në këtë rast ka thënë se Kurti është më proamerikan se sa Thaçi, Veseli, Ramushi, por shumë herë është më pro amerikan se sa Isa Mustafa.

“Të gjitha partitë si në kor e akuzuan se nuk është proamerikan. Por një gjë dihet se Albin Kurti është më proamerikan se sa Thaçi, Veseli, Ramushi, por shumë herë është më pro amerikan se sa Isa Mustafa. Të cilët në emër të proamerikanëve të rrejshëm ia futën thikën pas shpine vendit të vet, bënë grusht shtet në qeverinë Kurti, për ta sjellë klanet e krimit të organizuar dhe korrupsionin përsëri në pushtet”, shkruan ai.

Maxharraj ka thënë poashtu se Kurti ka injoruar Presidentin Trump dhe ambasadorin Grenell, por sipas tij në këtë rast ndodhi një gjë e mirë, që u ndërpre direktiva e Thaҫit dhe Mustafës.

“Por, mos harroni se Albin Kurti i cili e injoroi presidentin Trump dhe veglën e tij Grenell që të shkojë në Shtëpinë e Bardhë sipas direktivës së binomit Thaçi –Mustafa ku përfundimisht do t’i jepet grusht sovraniteti të Kosovës nën trysninë e gagjorres Grenell. Por ndodhi e mira që Hashim Thaçit ju prishë aeroplani në qiell dhe nuk arriti kurrë më të shkojë në Shtëpinë e Bardhë sepse më pastaj ia ndërruan rrugën për në Hagë, kurse Trump, Grenell dhe Vuçiq mbeten me gishta n’gojë”, thekson ai.

Poashtu, profesor Maxharraj thotë se Kurti në fund doli më proamerikan se sa vetë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke ia kujtuar ditën e sulmit të 6 janarit, që sipas tij, u dridh e tërë Amerika.

“Por, Albin Kurti së fundi na doli edhe më proamerikan se vet presidenti i SHBA Dolald Trump i cili për interesa të veta, bash sikur Hashim Thaçi, tentoi me 6 janar 2021 të bëjë grushtet shtet në Kapitol Hill derisa aty po certifikohej qeveria e re në krye me Joe Biden. Dhe vërtetë atë ditë jo që u dridh Kapitoli por u dridh e tërë Amerika, sepse ndërtesën e demokracisë botërore e kishin mësy militantët dhe militantet e Presidentit Trump. Turma ishte e madhe e cila e theu kordonin e policisë dhe u fut brenda duke demoluar çdo gjë që u vinte për dore. Ishte ky një vandalizëm i tipit Trump. Pati shumë të lënduar por edhe pati katër të vrarë. Ky ishte një tentim për grushtet shtet, ishte një kryengritje si e quajti Nancy Pelosi. Këtu presidenti Trump e plagosi demokracinë e shenjtë amerikane nga e cila i kishte sytë e gjithë bota”, vlerëson profesor Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat