Hysni Gashi: Milaim Zeka, Kadri Bashnjaki ka qenë me të meta, por jo matrapaz si ju

Aktuale

Hysni Gashi: Milaim Zeka, Kadri Bashnjaki ka qenë me të meta, por jo matrapaz si ju

Nga: A.M. Më: 14 janar 2021 Në ora: 22:30
Hysni Gashi

Opinionisti Hysni Gashi i ka reaguar Milaim Zekës, pas deklaratës së bërë në televizionin publikë, ku ka përmendur emrin e Kadri Bashnjakit.

Gashi në reagimin  e tij ka thënë se Milaim Zeka nga injoranca e paniku i bashkëpunimit  ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, ka thënë se qytetari nuk i beson këtyre të fundit.

Ndërkaq, Gashi e ka quajtur Zekën i pafytyrë e mashtrues.

Image
Hysni Gashi

Reagimi i plotë:

Sot, ne Imazh ne RTK ishin të ftuar Nexhmedin Spahiu dhe Shqipe Pantina e PSD-së. Ndërsa i lidhur ne skype ishte Milaim Zeka.

Ndërkohë gjatë debatit, gazetari i bën pyetje këtij të fundit për koalicionit në mes Listës se Vjosa Osmanit me Albin Kurtin e LË.

Ndërkaq, Milaim Zeka nga injoranca e paniku i këtij koalicionit thotë se nuk i beson qytetari këtij koalicioni madje e kemi pas një budalla ne Drenicë, Kadri Bashnjaki që nuk do t’i besonte Albinit e Vjosës.

Milaim Zeka fakt se Kadri Bashnjaki ka qenë me të meta dhe e keqja askujt nuk ka qenë. Por i pafytyrë, mashtrues e përfiter si ti nuk ka qenë e as ne Jata e Milloshit nuk ka punu me zbraz Kosovën si ju.

Me ç’rast ti nuk ke faj, faj ka prokuroria që e hesht ketë rast dhe RTK me taksa tona që të jep hapësirë matrapaz si puna jote me dal me fye njeriun me të meta mentale dhe i vdekur, duke ja shtuar dhimbsen familjes e sigmatizu atë ne TV.

Turp, Turp!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat