Hoti flet për shkeljen e masave anti-COVID nga partitë politike, nuk përmend ndëshkime

Aktuale

Hoti flet për shkeljen e masave anti-COVID nga partitë politike, nuk përmend ndëshkime

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:36
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti para mediave ka folur sot për shkeljen e masave anti-COVID19 nga partitë politike nëpër tubime elektorale.

Hoti ka dhënë një përgjigje të ftohtë duke thënë se ai po del në terren për të takuar qytetarët, por që sipas tij tubimet po i bën me strukturat e LDK-së dhe të njëjtat po janë të mbyllura.

“Vërtetë jemi para fushatës. Unë jam duke dalë në terren për të takuar qytetarët. Ato janë tubime me strukturat e LDK-së dhe të mbyllura.  Po bëjmë maksimumin që të përfillim masat anti-covid me maska dhe distanca”, ka thënë ai.

Hoti ka folur edhe për protestën e punëtorëve brenda Zyrës së Kryeministrit.

Ka thënë se ka zyrtarë që janë të pakënaqur me organizimin e punës brenda zyrës, dhe për kërkesat e tyre është formuar një komision i veçantë.

“Ligji për Administratën Shtetërore na ka obligu që të përgatisim rregulloren për organizimin e brendshëm.  Ne jemi të obliguar që të bëjmë riorganizimin e punës. Ajo ka kaluar nëpër të gjitha procedurat ligjore. Ka marrë miratimin e MF-së. Janë disa zyrtarë që janë të pakënaqur me këtë rregullore. Unë ua kam mundësuar atyre që të bëj një komision të pavarur që të shikojë kërkesat e tyre, dhe nëse komisioni rekomandon kërkesat  tyre, ne do të shqyrtojmë ato”, ka thënë ai para mediave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat