Edhe një analist aderon në parti politike, Dardan Velija bëhet pjesë e listës së Vjosa Osmanit

Aktuale

Edhe një analist aderon në parti politike, Dardan Velija bëhet pjesë e listës së Vjosa Osmanit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:44
Dardan Velija

Analistët e promovuar në studiot televizive si zakonisht në prag të zgjedhjeve, edhe kësaj here kanë vazhduar të bëhen pjesë e partive politike.

Pas atyre që së fundi aderuan në VV e PDK, është bërë e ditur se edhe analisti Dardan Velija, që me opinionet e tij është parë i afërt me LDK’në, është bërë pjesë e listës Vjosa Osmanit, listë e cila do të shkrihet në listën e Vetëvendosjes në garën zgjedhore të 14 shkurtit.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinentit të ud të presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, në një paraqitje televizive.

Ai ka thënë se lista e Vjosa Osmanit do të jetë e pasur, dhe emrat do t’i shihni ditëve në vazhdim, por njëri prej tyre do të jetë edhe zoti Dardan Velija, i cili në atë moment ndodhej në studion e emisionit Politiko, tanimë bashkë me kolegun e tij partiak, Faton Peci.

Velija ka studiuar në ‘London School of Economics’ në lëminë e Qeverisjes Evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat