Hykmete Bajrami thotë se hetimi për rastin e 2 milionëshit është në fazë të avancuar

Aktuale

Hykmete Bajrami thotë se hetimi për rastin e 2 milionëshit është në fazë të avancuar

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:38
Hoti dhe Bajrami

Në konferencën për media kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është pyetur për hetimet për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari.

Por Hoti ka thënë se pyetja është adresuar në vendin e gabuar, pasi sipas tij qeveria nuk kryen hetime.

“Po bëhet shumë zhurmë pa të drejtë dhe po adresoni këtë pyetje në vendin e gabuar, hetimet i kryejnë Prokuroria. Nëse i duhet asistencë vendos ajo si do të veprojë më tutje, çdo gjë që kërkon Prokuroria mundet me marrë në qeveri”, tha Hoti.

Ndërkohë ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami tha se rasti në fjalë është në fazë të avancuar.

“Në baza ditore i ushqejmë me informacione prokurorinë, rasti në fjalë është në fazë të avancuar por nuk mund të japin detaje”, tha ajo.

Një zyrtar i Thesarit dyshohej se 2.1 milionë euro i kishte transferuar nga Ministria e Infrastrukturës në llogari të një operatori ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat