Ish-agjenti i SHIK-ut për Fadil Syleviqin: Vritet edhe një dëshmitar i Gjykatës Speciale

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut për Fadil Syleviqin: Vritet edhe një dëshmitar i Gjykatës Speciale

Nga: N.Sh Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:48
Fadil Syleviqi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas vdekjes së Fadil Syleviqit.

Miftari përmes një postimi në Facebook, aludon se u vra Syleviqi pasi që ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale.

“Vritet sot edhe një dëshmitar i Gjykatës Speciale, trupi i gjendet afër liqenit të Badofcit, njëjtë si disa muaj më herët kur u vra një dëshmitar tjetër i SPO pothuajse në vendin e njëjtë”, shkruan Miftari në Facebook.

Ndryshe, ish pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi është gjetur i vdekur sot.

U raportua se, trupi i tij i pajetë është gjetur në periferi të Prishtinës, ndërsa thuhet se Syleviqi ka pësuar sulm në zemër.

Sipas informatave ai ka qenë duke ecur me një djalë të axhës së vet kur ka vdekur.

Ndryshe Syleviqi, ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Fadil Syleviqi ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike të vëllezërve Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat