“Është gjetur i vdekur në mal”, kryeprokurori flet për Fadil Syleviqin

Aktuale

“Është gjetur i vdekur në mal”, kryeprokurori flet për Fadil Syleviqin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:12
Liqeni i Badovcit

Një person është gjetur i vdekur sot në mal, në afërsi të Liqenit të Badovcit. Në media u raportua se bëhet fjalë për ish-zyrtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqin.

Për këtë rast është deklaruar edhe Kryeprorkuroi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

Munishi ka treguar se prokurori është nisur për në vendngjarje për të parë se çfarë ka ndodhur.

“Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, ka thënë Munishi për Kallxo.

Ndryshe, Syleviqi ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Ai ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllezërit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001 e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat