Ramiz Lladrovci e kishte akuzuar Fadil Syleviqin për vrasjen e Hafir Shalës, ja çfarë thotë për vdekjen e tij

Aktuale

Ramiz Lladrovci e kishte akuzuar Fadil Syleviqin për vrasjen e Hafir Shalës, ja çfarë thotë për vdekjen e tij

Nga: A.Morina Më: 15 janar 2021 Në ora: 18:28
Ramiz Lladrovci

Fadil Syleviqi, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, është gjetur sot i vdekur te Liqeni i Badovcit. Pas këtij lajmi, ka reaguar kreu i komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci.

Lladrovci kohë më parë Syleviqin e kishte akuzuar për kidanpimin dhe vrasjen e atdhetarit dhe ish të burgosurit politik, Hafir Shalës.

"Dje, më 12 mars ndërroi jete znj. Shehide Shala, nëna e patriotit, atedhetarit, ish-te burgosurit politik, dhe humanistit të madh, Dr. Hafir Shalës, si dhe gjyshe e luftëtares së UÇK-së, dëshmores se kombit, Luljeta Jahir Shalës. Ajo, për së gjalli nuk i gjeti kurrë eshtrat e të birit, Dr. Hafir Shala, i kidnapuar ne prillin e vitit 1998 nga UDB-shi Fadil Syleviqi dhe i mbytur me dhunë në zyrat e hetuesisë serbe, në Prishtinë. Dr. Hafirit, më pas, ia zhdukën edhe trupin e tij, eshtrat e të cilit nuk u gjetën kurrë, ndërsa rasti  nuk u hetua nga drejtësia vendore e as nga ajo ndërkombëtare", kishte deklaruar Lladrovci në vitin 2016.

Ndërsa, sot me vdekjen e Fadil Syleviqit, Laldrovci ka refuzuar të flasë ndonjë fjalë të 'keqe'.

"Nuk dua të flas për ata që vdesin, por, sërish dua të pyes institucionet e drejtësisë: Kush duhet ta dijë se ku prehen eshtrat e atdhetarit të madh të kombit, Dr. Hafir Shala. Athua e kanë kryer obligimin e vet institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës", shkroi LLadrovci në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postim i plotë

Sërish, sot, mora pyetje nga gazetarët për të komentuar vdekjen e Fadil Syleviqit, çështje të ngritur para disa viteve nga ana ime në Parlament, për ndriçimin e së vërtetës rreth vrasjes së Dr. Hafir Shalës.

Një fjalë e urtë thotë, mos e fol asnjë fjalë të keqe për të vdekurin. Jo nuk do ta them asnjë fjalë për të, por, ku është Dr. Hafir Shala? Mua po më rrinë para syve dhe në zemër, dy prindërit e Dr. Hafirit, shpirti i tyre i përvëluar, të cilët shkuan në amshim pa i gjetur eshtrat, as pa e ditur varrin e djalit të tyre.

Nuk do të flas për çështjet që i kam ngritur më herët, por, djali Gentrit Hafir Shala dhe familja e nderuar Shala, nuk ka vend ku të vendos lule për babanë e tij, për mjekun e UÇK-së, atdhetarin e paepur Dr. Hafir Shala.

Nuk dua të flas për ata që vdesin, por, sërish dua të pyes institucionet e drejtësisë: Kush duhet ta dijë se ku prehen eshtrat e atdhetarit të madh të kombit, Dr. Hafir Shala. Athua e kanë kryer obligimin e vet institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Për fat të keq, ne i mbyllëm sytë para atyre që bënë krime kundër nesh, besa edhe i falim armiqtë, por, okupatori neve kurrë nuk na fali, na goditi në zemër për aq sa mundi e aq sa diti. Na vrau e besa edhe eshtrat e të dashurve tanë na i humbi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat