Zemaj jep lajmin e mirë: Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid

Aktuale

Zemaj jep lajmin e mirë: Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid

Më: 15 janar 2021 Në ora: 18:52
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë një lajm të mirë.

Frigoriferët për ruajtjen e vaksinës kundër koronavirusit kanë arritur në Kosovë.

Zemaj u shprehë në postimin e tij se Kosova është gati për pranimin e vaksinës.

Postimi i plotë:

Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19,Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë.

Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat