Sondazhi i ri i PIPOS: Vetëvendosje prin bindshëm, ja cila është partia e dytë

Aktuale

Sondazhi i ri i PIPOS: Vetëvendosje prin bindshëm, ja cila është partia e dytë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:41
Albin Kurti

Sondazhi më i ri i PIPOS, e nxjerr sërish Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit me 41,60 % të votave.

Nëse ky rezultat krahasohet me atë të sondazhit të kaluar, del që Lëvizja Vetëvendosje ka rritje prej 0,5 %.

Në këtë sondazh të realizuar nga PIPOS, PDK-ja ka dalë sërish e dyta me 20,10 % që në krahasim me atë paraprak ka rënie pasi një javë më parë kishte 20,80 %.

Një nga të dhënat më interesante të këtij sondazhi është lëvizja pozitive e LDK-së, e radhitur si e treta, e cila ka rritje prej 0.6 % për një javë.

Në sondazhin e parë të PIPOS LDK-ja kishte 15,70 % derisa në atë të fundit ka rritje në 16,3 %.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat