Sondazhi i ri nxjerr Vjosa Osmanin bindshëm si më të votuarën për presidente, ja kush është i dyti

Aktuale

Sondazhi i ri nxjerr Vjosa Osmanin bindshëm si më të votuarën për presidente, ja kush është i dyti

Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:55
Vjosa Osmani

Nga sondazhi i institutit PIPOS, 40 për qind janë pro që Vjosa Osmani të bëhet presidente e Kosovës.

I dyti vjen Murat Jashari me 18.5 për qind, dhe Vlora Çitaku me 14.5 për qind.

55 për qind e respondentëve kanë votuar për një grua për t’u bërë presidente.

Fisnik Halimi nga PIPOS në prezantimin e këtij sondazhi ka thënë që përzgjedhja e personaliteteve nga kjo listë kanë ardhur në bazë të emrave që janë lakuar se do të kandidonin për këtë post, si dhe nuk kanë dashur ta lënë asnjë parti pa përfaqësim.

Ai ka thënë që i kanë vendosur këta emra pa autorizimin e askujt në këtë listë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat