Nisma: Ne u besojmë mbështetësve tanë më shumë sesa sondazheve

Aktuale

Nisma: Ne u besojmë mbështetësve tanë më shumë sesa sondazheve

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:27
Foto Ilustrim

Nisma Socialdemokrate ka komentuar sondazhet ku parashikojnë se kjo parti nuk do të kaloj pragun zgjedhor prej 5%.

Nisma Socialdemokrate ka reaguar lidhur me sondazhin që ka qarkulluar sonte në media, duke thënë se, NISMA u beson votuesve që e kanë votuar në tre palë zgjedhje parlamentare dhe votuesve të rinj më shumë sesa sondazheve.

Rezultati i zgjedhjeve vendoset nga votuesit ditën e zgjedhjeve dhe nga askush tjetër, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Ne e dimë që vullneti i qytetarëve është i ndryshëm dhe më i fortë se që duan kundërshtarët tanë, thuhet tutje në reagimin e Nismës. Ne u besojmë mbështësve tanë dhe i nxisim të gjithë që sa më shumë të votojnë për NISMËN Socialdemokrate ditën e zgjedhjeve”, ka shkruar kjo parti në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat