Hoti: LDK s’ka kandidat për president e as vija të kuqe, ato i vendosin vetëm qytetarët

Aktuale

Hoti: LDK s’ka kandidat për president e as vija të kuqe, ato i vendosin vetëm qytetarët

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:37
Avdullah Hoti

“Në këtë garë kemi hyrë për ulëse në Kuvendin e Kosovës edhe kemi nominuar kandidatin tonë për kryeministër”, thotë Hoti.

“Nuk është garë për president”, tha Hoti.

“Pasi të konstituohet Kuvendi duhet të bëhen bashkë 80 deputetë për të zgjedhur edhe presidentin e vendit’, shtoi ai.

Hoti po ashtu ka kërkuar debat publik me kundërshtarët e tij.

“Jam i gatshëm dhe e kërkoj e kam kërkuar nga fillimi, nga fillimi që e kam marrë besimin nga LDK-ja për të qenë kandidat për kryeministër e kam bere te qarte se duhet te ballafaqohemi para qytetareve”, ka thënë Hoti.

Hoti komentoi edhe vendimn e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të garuar bashkë në zgjedhje.

Hoti tha se Osmani me lëvizjen e djeshme e ka mbyllur të ardhmen e saj politike, pasi që sipas tij ajo më herët ka deklaruar se të ardhmën e saj politike e sheh në LDK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat