Hoti vazhdon mbajtjen e premtimit të Presidentit Rugova, ja çka thotë për miqësinë me ShBA-të dhe BE-në

Aktuale

Hoti vazhdon mbajtjen e premtimit të Presidentit Rugova, ja çka thotë për miqësinë me ShBA-të dhe BE-në

Nga: A.Morina Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:35
Avdullah Hoti

Kandidati për kryministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka mbajtur takim me strukturat dhe mbështetësit e LDK-së në Istog.

Hoti u shpreh se në këtë takim mbizotroi nergji pozitive dhe mobilizim për fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

"Amanetin e presidentit Rugova për miqësi me SHBA-në dhe BE-në, do ta vazhdojmë me qeverinë Hoti sepse është ekzistenciale për Republikën e Kosovës. Mesazhi nga Istogu, do të vazhdojmë me shtëpinë e vetme politike të prijësit dhe frymës së tij, Rugoviane", shkroi Hoti në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Faleminderit për besimin Istog!

Në takimin me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e degës në Istog, dominoi energji pozitive dhe mobilizim për fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Amanetin e presidentit Rugova për miqësi me SHBA-në dhe BE-në, do ta vazhdojmë me qeverinë Hoti sepse është ekzistenciale për Republikën e Kosovës.

Mesazhi nga Istogu, do të vazhdojmë me shtëpinë e vetme politike të prijësit dhe frymës së tij, Rugoviane.

Zoti e bekoftë Istogun!

Zoti e bekoftë LDK-në!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat