Anton Quni kërkon zbardhjen e vrasjes së Smajl Hajdarajt, në 19 vjetorin e vrasjes

Aktuale

Anton Quni kërkon zbardhjen e vrasjes së Smajl Hajdarajt, në 19 vjetorin e vrasjes

Më: 17 janar 2021 Në ora: 17:19
Smajl Hajdaraj

Ministri në detyrë i Ministrisë së Mbrojtës, Anton Quni, ka bërë në dedikim të veçantë në 19 vjetorin e vrasjes së ish-deputetit të LDK në Pejë, Smajl Hajdaraj.

Quni ka thënë se në kujtim të veprës së Smajl Hajdarit, në përvjetorin e 19-të të vrasjes, e nderojmë figurën dhe kontributin e tij për lirinë dhe vendosjen e themeleve të demokracisë

“Smajli, portretizon vlerat më të larta njerëzore dhe heroike, i cili dha shembullin më të mirë për kontributin ndaj atdheut si ushtar i lirisë; por edhe kontributin personal dhe institucional, si pjesë e Parlamentit të Kosovës”, ka shkruar Quni në Facebook.

Ai ka thënë se edhe sot, borxhi për të vënë drejtësinë për vrasjen e Smajl Hajdarit, rëndon institucionet e drejtësisë; prandaj, zbardhja e atyre rrethanave, përveç se është realizim i drejtësisë që e kërkon familja dhe secili qytetar i Kosovës, fuqizon themelet e demokracisë së shtetit dhe jep garanci për rrugëtim të sigurt dhe mbrojtje të vlerave më të larta demokratike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat