Hoxhaj: E kam sfiduar Kurtin, por ai po fshihet vetëm liderët autoritar i fshehin qëllimet e tyre

Aktuale

Hoxhaj: E kam sfiduar Kurtin, por ai po fshihet vetëm liderët autoritar i fshehin qëllimet e tyre

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:18
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar sonte planin e PDK-së për rimëkëmbje ekonomike.

Ndër të tjerash, Hoxhaj tha se e ka sfiduar kundërshtarin kryesor politik, Albin Kurtin që të prezantojë edhe ai planprogramin dhe të debatojë për këtë.

“Unë  e kam sfiduar kundërshtarin tonë kryesor politik, Albin Kurtin, që të prezantoj dhe të debatojë programin e vetë me ne. Ai kundërshtoi. Ai po fshihet dhe po e shmang krahasimin.Ai nuk e humb asnjë rast për të injoruar qytetarët dhe s’ka respekt për demokracinë tonë, as për procesin në prag”, tha Hoxhaj.

Tutje ai theksoi se vetëm liderët autoritarë refuzojnë debatin dhe e fshehin qëllimin e tyre.

“Vetëm ata i marrin rezultatet e zgjedhjeve si të mirëqena para se të ndodhin. Ai tha se nuk dëshiron të debatojë sepse i ka fituar zgjedhjet, por unë i them se në demokraci zgjedhjet vendosen nga qytetari, jo nga politikanët. Detyra jonë është të prezantojmë programin tonë , jo të flasim për rezultatet. Detyra jonë është përkushtimi ndaj qytetarëve”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat