PDK premton rritje të pagës minimale nga 170 në 300 euro me Planin për Rimëkëmbje

Aktuale

PDK premton rritje të pagës minimale nga 170 në 300 euro me Planin për Rimëkëmbje

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:54
Enver Hoxhaj

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me kandidatin për deputet nga kjo parti, Bedri Hamza kanë bërë prezantimin e pakos së PDK-së për Rimëkëmbje Ekonomike, ku kanë bërë të ditur planin për punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Në planin për rimëkëmbje, PDK parasheh rritje të pagës minimale nga 170 euro sa është tani, në 300 euro.

Kjo do të jetë edhe rritja më e ndjeshme e pagës minimale në Kosovë në vitet e fundit.

Përveç kësaj, PDK ka premtuar edhe rritje të pensioneve për kategori të ndryshme të pensionistëve, si dhe lehtësira për kategorinë e veteranëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat