Kandidati me emrin më të ҫuditshëm nga LVV-ja, posedon pasuri marramendëse

Aktuale

Kandidati me emrin më të ҫuditshëm nga LVV-ja, posedon pasuri marramendëse

Nga: H.O. Më: 17 janar 2021 Në ora: 21:42
Vendenis Lahu

Vendenis Lahu është kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deri më tani ka qenë zyrtar në Kuvendin Komunal në Komunën e Podujevës, ndërsa tani i ka hyrë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Duke qenë zyrtar komunal, Lahu ka publikuar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Kështu ai ka deklaruar se posedon 220 mijë euro pasuri të paluajtshme duke përfshirë shtëpi dhe banesë.

Ai ka deklaruar se posedon një veturë luksoze në vlerën 22 mijë euro dhe tjetrën në vlerën 3 mijë euro.

Familja e tij posedojnë një ordinancë specialistike në vlerën 5 mijë euro. Kursimet e tij kapin vlerën mbi 30 mijë euro.

Mbi 22 mijë euro janë të hyrat e tij vjetore duke përfshirë edhe ato të prindit të tij./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat