Vasfije Krasniqi-Goodman flet për herë të parë pas kandidimit për deputete, ja cili është qëllimi i saj

Aktuale

Vasfije Krasniqi-Goodman flet për herë të parë pas kandidimit për deputete, ja cili është qëllimi i saj

Nga: M.H Më: 18 janar 2021 Në ora: 07:22
Vasfije Krasniqi-Goodman

Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes.

Kandidatja Krasniqi-Goodman për herë të parë pas kandidimit është deklaruar për media.

Ajo përmes një shkrimi në facebok u shpreh që nuk e kishte menduar ndonjëhere që do të vinte ky moment i ri në jetën e saj mirëpo që tashmë i ka vënë vetës një detyrë që nuk është aspak e lehtë, transmeton “Bota sot”.

Sipas Krasniqit-Goodman ky kandidim do të lidhet shumë me përfaqësimin e të mbijeturave të dhunës seksuale në Kosovë dhe këtë përfaqësim e ka nisur duke kandiduar për listën e VV-së, thekson Krasniqi-Goodman.

Postimi i plotë

Qytetarë të dashur të vendit tim!

Asnjherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetës një detyrë e që nuk është e leht aspak për mua.

Siq edhe e keni kuptuar unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe më aktivisht t'përfaqësoi të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë do të jetë sfid dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocinal, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoi me dëshirën ma t'madhe, dhe ju e dini përse!

Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputet në subjektit Vetëvendosje.

Falenderoi secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni.

E juaja Buqja,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat