“Babai shkoi për viza në Shqipëri, motra kur i hapi sytë i kërkoi prindërit”, djali i viktimës rrëfen për aksidentin tragjik

Aktuale

“Babai shkoi për viza në Shqipëri, motra kur i hapi sytë i kërkoi prindërit”, djali i viktimës rrëfen për aksidentin tragjik

Më: 18 janar 2021 Në ora: 14:25
Familja Avdijaj

Katër anëtarëve të familjes Avdijaj iu dha dje lamtumira e fundit, pasi mbrëmjen e së enjtes vetura e tyre u përfshi në një aksident tragjik me një kamion, nga i cili shpëtoi mrekullisht 2-vjeçarja Violeta.

Por, vajza 2-vjeçe pasi u dërgua në spital, i hapi sytë dhe i kërkoi prindërit e saj, të cilët vdiqën në vendin e ngjarjes. Kështu rrëfen Mirsad Avdijaj, djali i madh i Blerim Avdijajt.

“Njerka e ka pas motrën e vogël 2-vjeçe, por çika ka shpëtu…Tani është më mirë edhe pse ka pas trauma. Ajo çu prej traumës, e ka një këmbë të thyer, edhe në fytyrë ka pësuar lëndime. Tani është më mirë, kur i ka çel sytë ka pyet ku është mami dhe babi…Pastaj ka rë në gjumë”, tha Mirsad Avijaj.

I pyetur se cila ishte arsyeja e shkuarjes së Blerim Avdijajt në Shqipëri, ai tha se po tentonte t’ia rregullonte vizat njerës dhe fëmijeve.

“Baba u shku nga Kosova me ja u ndreq vizat familjes, u liru prej punës me shku aty me ja ndreq letrat…Prej Kosovës janë kanë me i ble disa dhurata për neve, se i kam edhe katër vëllëzër dhe mota në Zvicër…Vizat ka tentu me i rregullu për njerëkn, vëllain edhe motrën tjetër.I ka kry do dokumente, ka shku për viza edhe ka ndodh aksidenti. Katër anëtarët kanë jep shpirt në vendin e ngjarjes”, rrëfen ai tutje.

Ai tha se Klejdi 10-vjeç, i cili po ashtu vdiq në vendin e ngjarjes ka qenë djali i njerkës së tij, por të njëjtin e ka dashur sikur ta kishte vëlla.

“Dje në orën 12:00 i kemi shti në dhe. Babën, njerkën, një motër, një vëlla. Vëllain e kemi pas nga njerka, por gjithmonë e kam respektu si vëlla e kam rritë si vëlla”, tha më tej Mirsad Avdijaj

“Varrimin e kemi bë në Shqipëri”, përfundoi ai.

Viktimat janë Blerim Avdijaj, Anjeza Avdijaj, Klejdi Koçi dhe Medina Avdijaj.

Edhe kamioni që u përfshi në aksident ishte me targa të Kosovës, ndërsa lidhur me rastin është prononcuar edhe Policia e Kosovës.

“Më 14.01.2021 rreth orës 19:00 është pranuar një informatë nga Qendra e Përbashkët e Bashkëpunimit KS-AL në PKK Vermicë, se në ‘Rrugën e Kombit’ në pjesën e Republikës së Shqipërisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona shtetas të Republikës së Kosovës. Ne jemi në kontakt me autoritet policore të Republikës së Shqipërisë dhe për detaje tjera u njoftojmë më kohë”, u bë e ditur në njoftimin e Policisë.

Për aksidentin tragjik ka raportuar edhe e përditshmja zvicërane “Blick”, pasi kryefamiljari Blerimi ishte me qëndrim atje.

Miqtë e Blerim Avdijaj ende nuk mund t’i besojnë lajmit të trishtuar. “Të gjithë jemi në shok. Unë e njoh Blerimin për njëzet vjet. Ai ishte një njeri kaq i mirë dhe i mirë. Gjithmonë shumë shoqëror dhe i lumtur ”, thotë një shok i të ndjerit për BLICK.

Fqinji Muamet R, është tronditur gjithashtu.

“Ne gjithmonë bënim grill së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Nuk u kam thënë akoma se miqtë e tyre kanë vdekur ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat