Selim Selimi: Buxhetin e drejtësisë do ta rrisim 35%, paga minimale prej 700 euro për policët…

Aktuale

Selim Selimi: Buxhetin e drejtësisë do ta rrisim 35%, paga minimale prej 700 euro për policët…

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:15
Selim Selimi

AAK-ja ka shpalosur sot programin zgjedhor për vitet 2021-2025. Në këtë prezantim është shpalosur programi politik, ekonomik, ai i sundimit të ligjit, etj.

Prezantimin e shtyllës së programit që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe sigurinë e ka shpalosur ministri i Drejtësisë dhe kandidati i AAK-së për deputet Selim Selimi.

“Siç mbajtëm fjalën për formimin e ushtrisë, dyfishimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që politika t’i mbajë duart larg drejtësisë, do ta mbajmë fjalën edhe për rritjen e buxhetit në sistemin e drejtësisë deri në 35%, sigurimin e pagës minimale në vlerë për 700 euro për policët, implementimin e vettingut për të siguruar gjyqtarë e prokurorë kompetent profesionalisht me integritet dhe të pavarur, rritjen e numrit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në departamentin e krimeve të luftës, themelimin e Task-Forcës kundër korrupsion si dhe anëtarësimin në aleancën më të fuqishme në botë – NATO.

E mbajmë fjalën me Ramushin President!”, ka thënë Selimi.

Selimi garon në listën e AAK-së me numër 100. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat