Ismaili: Pres që Kurti ta tejkalojë pasigurinë e të dalë në debat me Hoxhajn

Aktuale

Ismaili: Pres që Kurti ta tejkalojë pasigurinë e të dalë në debat me Hoxhajn

Më: 19 janar 2021 Në ora: 00:02
Uran Ismaili

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili ka folur rreth ftesës për debat që i ka bërë u.d i kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, kreut të LVV-së, Albin Kurtit.

Ismaili në DPT te Fidani në T7 ka thënë se Kurti debaton shumë mirë.

Por që nuk është i sigurt të dalë në debat me Hoxhajn.

“Kurti shquhet për një kohë të gjatë si një njëri qe debaton shumë mirë dhe si një njeri që është në gjendje të përballet në çfardo lloj debati bile ne çfardo lloj fushe, andaj nuk e shoh çka është ngurrimi. Unë pres përgjigje pozitive, sepse besoj se ai i takon një gjenerate politike që nuk duhet t’i ikë debatit. Unë e shoh që ka pasiguri të madhe, shoh që ka pasiguri në ekipin e vetë, ka pasiguri se në debate do të përballet me fakte e jo me simbolika, andaj pres që ai do ta tejkalojë pasigurinë”, ka thënë Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat