Lajmërohet Donika Gërvalla, zbulon arsyet e përfshirjes në listën e Vetëvendosjes – jep edhe një premtim të madh për qytetarët

Aktuale

Lajmërohet Donika Gërvalla, zbulon arsyet e përfshirjes në listën e Vetëvendosjes – jep edhe një premtim të madh për qytetarët

Nga: N. H Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:18
Gërvalla dhe Osmani

Ish-aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla, është një nga emrat që ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Donika Gërvalla përmes një shkrimi ka thënë se kjo është hera e parë që ka vendosur të garojë për zgjedhjet parlamentare.

Ajo thotë se këtë e sheh si kontribut për çlirimin e Kosovës nga krimi dhe korrupsioni i instaluar.

“Unë në politikë mbetem ajo Donikë që kam qenë gjithmonë, me të gjithë personalitetin dhe bindjet e mia. Askush nuk do të mund të ma ndalojë mendimin e pavarur, të mësuar dhe ushtruar që në vegjëlinë më të hershme në Prishtinë dhe Dubovik. As respektin ndaj qytetarit në çdo cep të vendit. Kosova nuk është vetëm Prishtinë por është çdo qytet e fshat nga Dukagjini në Drenicë, nga Llapi në Anamoravë dhe sigurisht edhe në Mitrovicë”, shkruan ajo në Facebook.

Ja shkrimi i saj i plotë:

Ka pak ditë që jam kthyer përsëri në Kosovë. Këtë herë për një kohë më të gjatë.

Për herë të parë kandidoj që si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të jem pjesë e drejtpërdrejtë e politikës së vendit. E shoh këtë si kontribut timin për çlirimin e Kosovës nga krimi dhe korrupsioni i instaluar prei vitesh dhe hapjen e një perspektive më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

Unë në politikë mbetem ajo Donikë që kam qenë gjithmonë, me të gjithë personalitetin dhe bindjet e mia. Askush nuk do të mund të ma ndalojë mendimin e pavarur, të mësuar dhe ushtruar që në vegjëlinë më të hershme në Prishtinë dhe Dubovik. As respektin ndaj qytetarit në çdo cep të vendit. Kosova nuk është vetëm Prishtinë por është çdo qytet e fshat nga Dukagjini në Drenicë, nga Llapi në Anamoravë dhe sigurisht edhe në Mitrovicë.

Gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme në këtë platformë, por edhe tjetërkund do të mund të lexohet konkretisht se si, së bashku me një grup të vogël, płot njerëz të guximshëm dhe të mençur, kemi menduar të japim kontributin tonë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat