Besnik Bislimi: Do t’i fitojmë 62 deputetë pa votat e mërgatës, për atë gjumi është luks

Aktuale

Besnik Bislimi: Do t’i fitojmë 62 deputetë pa votat e mërgatës, për atë gjumi është luks

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:43
Besnik Bislimi

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi i ka komentuar rezultatet e sondazhit  të “Rrinvest”.

Sipas sondazhit të “Rrinvest”, fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 54, 1 për qind që i bie 62 deputetë.

“54.1% e votave përkthehet ne 62.7 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pa përfshirë votat e mërgatës! A po e kuptoni tani pse gjumi është luks?”, ka shkruar ai menjëherë pas publikimit të sondazhit.

Image
Sondazhi

Besnik Bislimi ditë më parë tha se rritja e Vetëvendosjes është e frikshme dhe se po e lë pa gjumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat