Tha se po i vije era sondazhit, nga Vetëvendosje i vjen përgjigjja Vehbi Kajtazit

Aktuale

Tha se po i vije era sondazhit, nga Vetëvendosje i vjen përgjigjja Vehbi Kajtazit

Nga: N. H Më: 20 janar 2021 Në ora: 08:37
Vehbi Kajtazi dhe Albin Kurti

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar mbrëmë sondazhin e fundit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky sondazh që ka vendosur Lëvizjen Vetëvendosje të parën, duke fituar 54 përqind, Kajtazi është shprehur se këtij rezultati po i vjen era.

“Për mu ky sondazh e kontaminon rezultatin, këtij rezultati pak i vjen era pa paragjyku kurgjo, unë kam respekt për punën e të gjithë kolegëve që kanë dal në teren por këtu duhet të ketë disa gjana që duhet mem bind për të dhënat që duhet të jenë të sakta edhe nuk janë të sakta”, ka thënë Kajtazi.

Tutje, Kajtazi ka thënë se, “Për mu ka problem ky sondazh është metodologjia dhe bindja që mund të jetë i vërtet që duke pas paraqysh që nuk mund me ndryshu qekaq radikalisht gjendja”.

Lidhur me këtë deklaratë të Kajtazit, ka reaguar ish-asistenti i Albin Kurtit, Arianit Beqiri.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se gazetari Kajtazi po flet sikur të ishte viti 2017.

Image
Arianit Beqiri

“Qysh fol qiky Vehbia si me kanë 2017. O zotri, bonja update se përmasë je”, shkruan Beqiri në Facebook.

Kujtojmë se sipas sondazhit të Riinvest Analytics, VV prin me 54.1 %, e pasur nga PDK me 14.9%. LDK sipas këtij sondazhi renditet e treta me 10.3 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat