Limaj merr mbështetje të madhe në Ferizaj për zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

Limaj merr mbështetje të madhe në Ferizaj për zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 20 janar 2021 Në ora: 13:41
Fatmir Limaj

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar disa takime me bashkëluftëtarë, struktura e qytetarë të Ferizajt, qytet për të cilin ka thënë se është kthyer në promotor të projektit për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Limaj gjatë qëndrimit në Ferizaj ka zhvilluar dy takime të mëdha, të cilat i ka cilësuar si të ngrohëta me bashkëluftëtarë dhe struktura të Nismës Socialdemokrate, në Nerodimë dhe në nëndegën e I-rë në qendër të Ferizajt.

“Është pikërisht ky vullnet real e me zemër i bashkëluftëtarëve, të rinjve e njerëzve të ndershëm në Ferizaj dhe gjithë Kosovën, qe po na jep forcë për betejën tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, të cilën do ta çojmë deri në fund”, ka shkruar Limaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Në fund, Limaj ka falënderuar mbështetësit e tij në Nerodimë dhe Ferizaj, që po mbështesin kandidatët e kësaj partie për deputetë dhe që jeni rreshtuar krah vizionit e projektit të tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat