“Ky popull ka vendos: Albini nuk ndalet, kurse hajnia e korrupsioni po. Pikë!”

Aktuale

“Ky popull ka vendos: Albini nuk ndalet, kurse hajnia e korrupsioni po. Pikë!”

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:34
Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Dimal Basha, ka reaguar pasi KQZ-ja ia ka ndaluar kandidimin në zgjedhje kandidatit për kryeministër Albin Kurtit.

Basha ka thënë se populli ka vendosur që Kurti të fitojë mbi 51% të votave, përcjell Bota sot.

Ai ka paralajamëruar se do të ndalet korrupsioni e hajnia.

Postimi i Bashës në Facebook:

Jashtë e ndalonin me polici.

Pastaj i thoshin duhet me hy brenda me u dëshmu para qytetarëve.

Kur hyni, thanë tash duhet me fitu!

Kur fitoi, u bënë hajnat bashkë ia vodhën, thanë duhet m’i pas 51%.

Tash që e panë se i bëri 51%, i prapë po thonë nuk mundesh.

KUPTONE, ky popull ka vendos, Albini nuk ndalet, kurse hajnia e korrupsioni po. Pikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat