Këto ishin fjalët e Kurtit për Rugovën sot te varri i tij 

Aktuale

Këto ishin fjalët e Kurtit për Rugovën sot te varri i tij 

Nga: D.RR Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:54
Albin Kurti

Albin Kurti për herë të dytë në histori vizitoi sot varrin e Ibrahim Rugovës, e njëjtë si në vitin e kaluar, aty bashkë shkoi me Vjosa Osmanin. 

Duke u përkulur para varrit të tij, ai tha disa fjalë për presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. 

“Erdhëm që të vendosim një kurorë me lule të freskëta të dr. Ibrahim Rugova, të presidentit të parë të Republikës së parë nga viti 1992 dhe presidentit të parë pas çlirimit të vendit tonë, duke kujtuar insistimin e tij politik, përkushtimin e tij institucional dhe qetësinë dhe durimin njerëzor”, tha Kurti.

Kujtojmë se sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat